Policia Rrugore, me anë të një lajmërimi për mediat bën me dije se ka kryer monitorim të automjeteve në akset rrugore të vendit dhe se deri në orën 19:30 minuta dhe se ka ndëshkuar shoferë që nuk iu janë përmbajtur rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas Policisë Rrugore, iu janë hequr patentat 34 shoferëve, ndërsa në pranga kanë rënë 7 drejtues automjetesh, për drejtim në gjendje të dehur ose drejtim të mjetit pa leje drejtimi.

Njoftimi i Policisë Rrugore:

Drejtoria e Policisë Rrugore, 28 gusht

Policia Rrugore në të gjithë vendin vijon kontrollet me radar, drager e dronë për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të kodit rrugor ???✍, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore?

Prej orëve të para të mëngesit e deri në orën 19:30 kanë vijuar kontrollet në të gjitha akset rrugore ku janë  konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, shpejtësi që varionin deri në 70 -80 km/h, mbi normën e lejuar ?✈️!!!. ??????????.

Si rezultat i kontrolleve me radar prej mëngjesit të sotëm deri në orën 19:30, janë tërhequr 34 leje drejtimi për shpejtësi mbi normën e lejuar.

Janë vendosur 289 masa administrative për parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

4 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të reja, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj;

64 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit;

187 për përdorim të celularit;

43 për shkelje të semaforit;

44 për mos vendosje të kaskës mbrojtëse;

540 për parkime të gabuara.

Nga kontrollet me drager në të gjithë vendin janë pezulluar 18 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Janë arrestuar në kushtet e flagrancës 3 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Të ✈️fluturosh dhe jo të drejtosh mjetin në rrugë?️  më e pakta të çon tek Polici dhe radari ???✍? dhe në destinacion do shkoni pa patentë, e në rastin më të keq? aksidenti ju pret apo me keq akoma patenta shkon në? shtëpi pa ju ?

#zbatorregullatudhëtoisigurt

#RespektoKufizimeteShpejtësisëmos??️

#MosPërdor?gjatë drejtimit të?

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb