SHËNGJIN

Vijon operacioni “Bregdeti ynë”, për lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme me shezlongë e çadra.

Në zbatim të planit operacional të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për kontrollin e vijës bregdetare në drejtim të zaptimit të vijës bregdetare nga subjekte apo persona të cilët nuk janë konfirmuar nga e-Albania”, Task-Forca e veçantë në përbërje të së cilës ka 1 grup të FNSh, grup të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbime të Stacionit të Policisë Shëngjin dhe të Policisë Bashkiake, kanë vijuar kontrollet dhe verifikimet në territorin e plazhit në Kune, Shëngjin.

Deri në këto momente janë kontrolluar 16 subjekte, të cilat ishin të pajisura me leje dhe nuk janë konstatuar shkelje. Një ditë më parë janë kontrolluar 36 parcela, të cilat ishin të pajisura me lejen përkatëse. Operacioni vijon pa probleme.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb