DIBRA

Policia ka shtuar kontrollet në markete e dyqane për të parandaluar tregtimin e lëndëve piroteknike për festat e fundvitit.

Dy pronarë dyqanesh janë proceduar penalisht pasi u janë gjetur 70 pako kapsollash në qytetin e Peshkopisë.

Lëndët piroteknike nuk lejohen të përdoren, por kanë qenë tradicionalisht të përdorura në Shqipëri dhe vende të tjera të botës sidomos për Krishtlindje e Vit të Ri.

NJOFTIMI NGA  POLICIA

Dibër

Policia e Dibrës kontrolle të shtuara  në  markete dhe dyqane për parandalimin e tregëtimit të lëndëve piroteknike.

Sekuestrohen në qytetin e Peshkopisë  70 pako kapsolla.

Procedohen penalisht dy pronarët e dyqaneve ku u gjetën kapsollat.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër kanë shtuar masat për parandalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarreve dhe përdorimin civil, që rrezikojnë sigurinë publike, jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Masat e shtuara konsistojnë në rritjen e kontrollit të territorit për zbatimin e kritereve të prodhimit, magazinimit e përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarreve në prag të festave të fundvitit.

Si rezultat i kontrollit në qytetin e Peshkopisë në dyqanin në pronësi të shtetasit D. H.,  dhe në dyqanin ne pronësi të shtetasit  E. I,  janë gjetur dhe sekuestruar 70 pako kapsolla  të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve , Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër  filluan  procedimin  penal dhe materialet në ngarkim të këtyre shtetasve  i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër  për veprime të mëtejshme.

Kontrollet do të vijojnë në të gjithë territorin dhe në këtë kuadër Policia e Dibrës fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 e Komisariatin Dixhital çdo rast të tregtimit apo përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve duke ju garantuar ruajtje anonimati dhe reagim të shpejtë e të paanshëm

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb