Policia e Elbasanit vijon hetimet intensive për zbardhjen e krimeve të fundit në këtë qytet.

Gazetarja Dorjana Bezat duke iu referuar burimeve nga policia e Elbasanit, raportoi për “BalkanWeb” se polumbarët e RENEA-s, gjatë kontrollit në lumin Shkumbin për gjetjen e thikës, me të cilën autorët vranë shtetasin Regis Runaj, kanë gjetur dy armë zjarri, pistoleta të hedhura në lumë.

Armët janë dërguar për ekzaminim në laboratorin shkencor në Tiranë për të parë nëse janë përdorur në ndonjë nga ngjarjet kriminale të ndodhura kohët e fundit në Elbasan.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb