Mbrëmjen e kësaj të enjteje BHK zbarkoi në vilën e partneres së Arben Ahmetaj, ku edhe u gjetën 30 mijë euro. Gjithashtu kontrolle janë kryer edhe në banesën e ish-bashkëshortes.

Lidhur me këtë çështje u diskutua edhe në emisionin “Open” në News24. Analisti Fatos Lubonja u shpreh e gjitha kjo është një sinjal i qartë që Ahmetaj të largohet.

Pjesë nga biseda në studio:

Fatos Lubonja: Nëse i shkohet në shtëpi dhe  njeriu është fajtor është një sinjal që të largohet. Se në këtë rast duket sikur dekonspirohet fakti se ky njeri është në hetim dhe në këtë rast mund të ikë.

Gazetarja Lala: Prokuroria e Posaçme ka mundësinë dhe ligji e ngarkon për të kryer çfarëdolloj veprimi hetimor dhe në rastin e deputetëve i vetmi moment që mund ti drejtohet me autorizim kuvendin është nëse shkon drejt arrestimit të tij. Prokuroria e Posaçme deri në këtë moment nuk ka bërë një kërkesë për arrestim të zotit Ahmetaj,. Jo domosdoshmërish ndiqen procedura që të merren në pyetje para se të arrestohen. Pra jo domosdoshmërisht mund të thirret për t’u marrë në pyetje. Janë marrë një ‘mal’ me dokumente nëse mund të them kështu. Ka raste kur zyrtarët mund të kenë një shumë të konsiderueshme parash sepse nuk u ka ardhur akoma afati për të bërë deklarimin. Por në lidhje me 30 mijë eurot do të duhet të shohim qëndrimin e tyre. Sot SPAK nuk ka shkuar për t’i marrë në pyetje, por për të ushtruar kontroll. Ka pasur edhe kontrolle të lëvizjeve bankare si edhe në sistemin TIMS, ndërsa për thirrjen e zotit Ahmetaj kjo mbetet për t’u parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb