Prof. Kristaq Sini, pedagog në UBT i ftuar në emisionin “Alert” në News24 ka folur edhe për kontrollet në biznese nga Autoriteti i Kontrollit Ushqimor (AKU). Sini tha se AKU ka përdetyrë të komunikojë me konsumatorin, pasi AKU është strukturë e mirëorganizuar dhe mirëinvestuar. Ai tha se janë investuar në 7 laboratorë të rinj, në infrastrukurë dhe në staf.

Përsa i përket abuzimeve, Sini deklaroi se vetë AKU e ka pranuar se ka raste abuzimesh nga inspektorët, vijnë kur nuk ka mbrapa laboratorin.

“Mostra është suksesi i analizës, po nuk dite ta marrësh, nuk ke bërë gjë për analizën e tij. Analiza mikrobiologjike do mjete sterile, inspektori nuk i ka. Madje ka edhe raste kur inspektorët nuk kanë para të shkojnë të marrin mostra”, tha prof. Kristaq Sini.

Përsa i përket gjobave ndaj bizneseve, Sini tha se duhet të ekzistojnë, por në rastet e duhura, duke iu dhënë edhe afate.

Sini 2
Sini 2

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb