Detaje të reja nga kontrolli që bënë sot rreth me rreth 90 forca policie në ambientet e paraburgimit në Vlorë. Në procesverbalin që është mbajtur për kontrollin e kryer, ka të dhëna qesharake mbi sendet që janë gjetur, përfshirë disa televizorë pa vulë, apo tenxhere të vjetra.

Në procesverbal thuhet se u është lënë porosi drejtuesve të paraburgimit të Vlorës që të kryejnë riverifikimin e vulave të sigurisë për të gjitha elektroshtëpiaket.
Procesverbali sqaron ndër të tjera se u ushtrua kontroll për sende të ndaluara nga forcat Operacionale në bashkëpunim me grupin e Sigurimit të Shoqërimit në IEVP Fier, Durrës, Tepelenë e Berat.

Në kontroll morën pjesë rreth 90 forca policie, nga ku u kontrolluan dhomat, ambientet e përbashkëta, dushet, klasat, magazinat etj.
Kontrolli u zhvillua i qetë, pa probleme apo kundërshtime, ndërsa nga kontrolli u konstatuan sende të paligjshme si tela, kabllo antene, ngrohëse të improvizuara, tenxhere të vjetra, televizorë pa vulë.

Në dhomën e të paraburgosurit M.Lala u gjet televizor pa vulë, iu nxor nga dhoma për kontroll më të imtësishëm.
Në dhomën e të paraburgosurit H.Kacabuni iu nxori nga dhoma televizori për kontroll të imtësishëm.
Detyra që u la për drejtuesit e paraburgimit të Vlorës: Të kryhet riverifikimi i vulave të sigurisë për të gjitha elektroshtëpiaket

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: