Policia Rrugore njofton se në 24 orët e fundit ka arrestuar 5 shoferë, nën akuza për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Disa prej tyre nuk kanë pasur leje drejtimi, ndërsa dy të tjerë kanë aksidentuar këmbësorët. Po ashtu, Policia Rrugore ka pezulluar 42 leje drejtimi.

Njoftimi i Policisë Rrugore:

Tiranë

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet në kuadër të masave të marra për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. T., 37 vjeç, D. K., 54 vjeç dhe A. M., 60 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Gjatë 24 orëve të fundit janë pezulluar 42 leje drejtimi, nga këto 28 për shpejtësi tej normave të lejuara, 8 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 6 për shkelje të tjera që kanë masë plotësuese pezullimin e lejes së drejtimit.

Janë vendosur 64 masa për mos vendosje të rripit të sigurimit, 56 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, 110 për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, 7 për shkelje të semaforit, 33 për mosdhënie përparësie këmbësorëve dhe 187 për parkime të gabuara.

Gjithashtu është bërë arrestimi i shtetasve: A. S., 24 vjeç, pasi në rrugën “Donald Trump”, ka aksidentuar këmbësoren me iniciale V. M ., 29 vjeçe, e cila ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore; E. D., 32 vjeç, pasi në bulevardi “Zhan Dark”, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale A. D., i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 e në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb