TIRANE

Deputeti i PD, Ervin Salianji reagoi sot përmes një postimi në facebook lidhur me  marrëveshjen ndërmjet BE dhe Republikës së Shqipërisë për kontrollin e kufirit, e cila u diskutua në mbledhjen e komisionit të Sigurisë.

Në postimin e tij Salianji shkruan se me marrëveshjen në fjalë BE merr praktikisht në kontroll edhe kontrollin e personave.Deputeti demokrat thekson se kjo marrëveshje çertifikon qëndrimet e opozitës dhe mediave për humbjen e kontrollit të qeverisë në territor, për kontrollin e territorrit dhe kufijve nga krimi.

Postimi i Plotë:

Komisioni i Sigurisë diskutoi marrëveshjen ndërmjet BE dhe Republikës së Shqipërisë për kontrollin e kufirit!

1.Qeveria tashmë edhe zyrtarisht provohet si e paaftë dhe e pabesueshme për partnerët. Qindra tonelata me drogë dhe përdorimi i Shqipërisë si vendi kryesor për tranzitin e kokainës dhe heroinës detyron BE të sjellë agjensi policore të BE për të kontrolluar kufirin.

  1. Shqipëria është vendi i parë dhe i vetëm në Rajon që detyrohet me shpejtësi për marreveshjen. Lajmi i keq që Shqipëria i ka institucionet e saj të pabesueshme per partnerët dhe kjo marreveshje konfirmon qe kufijte i menaxhon krimi dhe jo policia, lajmi i mirë është që BE po sjell trupa të specializuar për kontrollin e kufirit.
  2. Marrëveshja është paralajmërim për institucionet shqiptare dhe fatkeqësisht është paralajmërim për rikthimin e vizave.

BE merr praktikisht në kontroll edhe kontrollin e personave!

Marrëveshja çertifikon qendrimet e opozitës dhe mediave për humbjen e kontrollit të qeverisë në territor, për kontrollin e territorrit dhe kufijve nga krimi.

Marrëveshja është kërkuar nga BE si rast urgjence.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb