Goditet një tjetër tentativë për trafikim të drogave të forta në Shqipëri. Dy shtetas që udhëtonin në një automjet tip “Mercedes-Benz” janë kontrolluar rastësisht në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës dhe ranë në prangat e Policisë Kufitare, pasi kishin fshehur 1 kilogramë e 28 gr lëndë e dyshuar narkotike kokainë, e sekuestruar tashmë.

Në pranga kanë rënë drejtuesi I. F., 40 vjeç dhe pasagjeri B. H., 49 vjeç, të dy banues në Korçë.

Pas verifikimeve dhe kontrollit të ushtruar në automjet, punonjësit e Policisë Kufitare kanë vijuar me kontrollin fizik ndaj dy shtetasve të lartpërmendur.

Si rezultat i kontrollit fizik, shtetasit B. H., i është gjetur e fshehur në trup një pako e presuar me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë 1028.2 gr, sasi e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Veprimet e mëtejshme procedurale dhe hetimore, u kryen nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve pranë DVP Korçë, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve të sipërpërmendur për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”.

  • foto galeri
  • foto galeri

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb