SARANDE– Një 51-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia e Sarandës, pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike. Gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e tij në lagjen “Çlirim” të qytetit të Sarandës, shtetasit Agur Selamaj i janë gjetur dhe sekuestruar 34 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

“Strukturat Policore për Hetimin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë, kanë kryer arrestimin e shtetasit: A.Selamaj, 51 vjeç, banues në Çlirim, Sarandë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, iu gjetën dhe sekuestruan 34 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Prodhim, shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb