Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka ripublikuar deklaratën e 22 korrikut 2020 kur i bënte thirrje partive politike që të kontrollojnë kandidatët e tyre.

Znj.Kim thotë se nëse është ky paralajmërim i vlefshëm ende apo jo, atëhere ajo citon të nominuarin e Biden për Sekretar të Shtetit, Tony Blinken.

“Ne duam të lartësojmë punën në luftimin e korrupsionit”- ka thënë Blinken sipas znj.Kim në Senat.

 

STATUSI NGA YURI KIM

Nëse doni të dini nëse ky paralajmërim mbetet i vlefshëm, kjo është ajo që Tony Blinken, i nominuari i Pres Biden për Sekretar i Shtetit, tha në seancën e tij 1/19 para Senatit: “Ne duam të lartësojmë punën në luftimin e korrupsionit”.

Paralajmërim: Ndërsa partitë përgatiten për zgjedhjet, udhëheqësit do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën flamurin e tyre. Ju lutemi kontrolloni kandidatët tuaj – mos fyeni votuesit, mos minoni demokracinë, mos promovoni korrupsionin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb