Ndërkohë që pandemia e vazhdueshme po sfidon zgjedhjet dhe proceset demokratike globale, Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) do të mbajë forumin e saj të parë virtual për pjesëmarrësit e rinj dhe të kthyer ndërkombëtarë.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla është ftuar të marrë pjesë në këtë Forum, i cili do të mbahet me datë 17 deri 20 gusht dhe që përkon me javën e Konventës Kombëtarëve të Demokratëve në SHBA.

Përmes një postimi në Twitter Balla deklaron se ftesën për të marë pjesë në këtë forum e ka marë nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI).

Sipas Ballës, ky forum do t’u ofrojë pjesëmarrësve ndërkombëtarë një mundësi për të marrë pjesë në diskutime panelesh mbi zgjedhjet presidenciale në SHBA, çështjet e politikës së jashtme dhe të brendshme si dhe temat me interes global.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:
“Faleminderit Ambasadorit Dereck Mutchel, Drejtorit Ekzekutiv të NDI që më ftuat për të marrë pjesë në Forumin Virtual Ndërkombëtar të Liderëve 2020, gjatë javës 17-20 gusht të Konventës Kombëtare Demokratike.

Edhe pse virtual, Forumi i Demokratçve në SHBA do të sigurojë për të gjithë ne pjesëmarrësit ndërkombëtarë një mundësi për të marrë pjesë në diskutime në panele mbi zgjedhjet presidenciale të SHBA, çështjet e politikës së jashtme dhe të brendshme dhe temat me interes global për zgjedhjet”, shkruan Balla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: