Erl Murati, kryeredaktor i Gazetës Shqiptare, në studion e emisionit “Open” në News24 me gazetaren Eni Vasili, ka komentuar situatën në LSI, parti e cila që sot do të njihet si Parti e Lirisë.

Murati tha se ajo që duhet të sjellë opozita dhe ajo e cila do të duhet të jetë detyra e Ilir Metës dhe Sali Berishës, është ofrimi i alternativave të reja.

“Dëgjuam shumë parulla, nëse është ky programi e vizioni, punët nuk janë mirë. Në vijimësi besoj që do të ketë më shumë. Pamë një gjuhë politike si ajo e 2017 kur u zgjodh President, e përafërt me atë të kryetarit të PD Berisha.

Një nga detyrat e opozitës sot është parashtrimi i detyrave të reja. Dakord me etiketimet, por detyra e LSI dhe PD është një ofertë përtej bazës së militantëve të opozitës.

Besoj që detyrë e Metës dhe Berishës është oferta e re politika, jo thjeshtë në burimet njerëzore, por me ide dhe alternativa të reja. Duhet patjetër të shkohet përtej bazës së militantëve, e të shkojnë tek elektorati gri dhe fluid. Deri tani nuk e kemi parë as nën gjuhën e Berishës as të Metës sot”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: