Koordinatori politik i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka prezantuar këtë të diel, kandidatin e PD për Ballshin, Agron Kapllanaj.

Në këtë takim, Alibeaj ka shprehur mbështetjen ndaj Kapllanaj si djalë i Mallakastrës duke vlerësuar rolin e kontributin e Agronit gjatë qeverisjes në krye të bashkisë Ballsh për tre mandate.

“Mallakstra ka mbështetur gjithmonë njerëzit e punës, njerëzit që i shërbejnë punëveqytetarëve dhe kanë ndjeshmëri dhe përgjegjshmëri. Ky vend nuk është i mallkuar, por është vend i bekuar! E fillojmë nga ndryshimin nga Mallakastra dhe pastaj e gjithë Shqipëria”, u shpreh Alibeaj.

Ndërkohë Agron Kapllanaj, në fjalën e tij kërkoi besimin dhe votën e mallakastriotëve në zgjedhjet e 25 prillit.

“Nuk kemi pritur dhe nuk presim asgjë nga Edi Rama por do të marim fatin tonë në dorë, do të votojmë PD-në dhe kandidatët e saj, për të ardhmen e fëmijëvë tanë. Boll më me mashtrime! Arritja më e madhe në radhët e PS-së është heqja e një demokrati nga puna! Kështu nuk mund të vazhdohet! Votoni Lulzim Bashën që uzina të vihet në punë! Votoni Lulzim Bashën që fëmijët mos të na largohen nga vendi”, tha Kapllanaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb