Kinezët njihen si kopjues të mëdhenj. Në këtë rast, ekspertët e makinave thonë se ky është një nga kopjimet më të këqija, pasi kjo makinë nuk është as si një Ferrari dhe as si një Porsche. Në fakt është kombinim i të dyjave.

Makina Sozhou Eagle Carrie thuhet se është një makinë sportive e gjitha elektrike dhe kap 100 kilometra në orë për 4.8 sekonda. Ligjet e patentave në Kinë e bëjnë të lehtë kopjimin e markave të tjera.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: