Kopshti zoologjik kanadez i Calgaryt njoftoi se do të kthente në Kinë dy panda gjigante, të marra nga ky vend që, për shkak të pandemisë së koronavirusit, pengoi furnizimin me bambu për t’i ushqyer.

Institucioni njoftoi në një deklaratë se do të transferonte Er Shunën dhe Da Maon pasi kishte hasur prej disa muajsh pengesa në lidhje me transportin e bambusë së freskët.

“Ishte një vendim tepër i vështirë për t’u marrë, por shëndeti dhe mirëqenia e kafshëve që duam dhe mbrojmë janë gjithmonë përparësia kryesore”, theksoi drejtori i kopshtit zoologjik, Clement Lanthier.

Sipas institucionit, pandat gjigante ushqehen 99% me bambu.

Kopshti zoologjik duhej të përballonte me pandeminë vështirësive e furnizimit me bambu të lidhura me uljen e numrit të fluturimeve mes Kinës dhe Kanadasë, si dhe vonesat në shpërndarjen nga furnizuesit e tjerë

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb