Një incident ka ndodhur në seancën e Kuvendit teksa kryetari Gramoz Ruçi është detyruar të përjashtojë deputetin e opozitës së re, Korab Lita.

Ky i fundit mori fjalën menjëherë pas Elisa Spiropalit pa ju thënë emri. Në fakt Ruçi shqiptoi emrin e Taulant Ballës i cili do të merrte fjalën në emër të grupit parlamentar të PS por Lita bllokoi foltoren për të folur për vete.

Ruçi pasi e paralajmëroi i komunikoi përjashtimin dhe një pushim 2 minutësh të seancës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb