Deputeti i opozitës Korab Lita deklaroi se ndryshimet kushtetuese porta për hapjen e kodit. Ai pohoi se që para 1 viti, opozita kërkoi hapjen e listave, kërkese e cila u pranua dhe nga kryeministri Edi Rama.

“Para një vit ne ishim në unison për hapjen e listave. Pas një viti, kohë në të cilën gjej rastin që të përshëndes deputetët e opozitës për vendosmërinë e tyre. Sot kryeministri është ulur dhe e ka pranuar atë që donim ne. E pranoi hapjen e listave dhe lideri i opozitës. Mbron interesin qytetar dhe s’del dot askush. Procedura e ndryshimit të kushtetueses, për hapjen e listave ka kaluar të gjitha procedurat. Ka marrë kohën e duhur. Ndryshimet kushtetuese janë porta për hapjen e kodit elektoral, pasi ishte mbyllur me ‘çelës’. Sot hapet porta për të shkuar tek kodi”, tha ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: