Deputeti demokrat, Korab Lita, është zyrtarizuar si kryetar i Grupit Parlamentar Demokrat. Pas mesazhit se ishte zgjedhur pikërisht ai kryetar i Grupit të PD, Korab Lita ka publikuar dokumentin e firmosur nga shtatë deputetë të PD në Kuvend, që i është dërguar kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, më 11 tetor.

Në një mesazh të dytë në “facebook”, Lita publikon dokumentin me firmat e deputetëve, që kanë votuar për këto ndryshime, ndërsa shpreh edhe një falënderim për ta.

“Nje falenderim te veçante per koleget e mi te cilet verdiktin e tyre ne lidhje me kryesimin e Grupit e dhane jo vetem me vote por edhe me firmë”, shkruan Lita.

Siç shihet në dokument, Lita është kryetar i Grupit Parlamentar të PD, Arlind Çaçani dhe Halit Valteri janë zgjedhur nënkryetarë, ndërsa Arben Elezi, sekretar.

Deputetët që kanë firmosur ndryshimet në drejtimin e Grupit të PD janë Korab Lita, Arlind Çaçani, Halit Valteri, Arben Elezi, Alban Zeneli, Halil Jakimi dhe Fatjona Dhimitri.

Ndërkohë, në një reagim në “Facebook”, Rudina Hajdari hodhi poshtë lajmin, duke thënë se vazhdon të jetë kryetare e Grupit Parlamentar të PD.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb