Korabit ka vendosur që të mos luajë më ndeshjet në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet. Nuk pse është marrë ky vendim nga drejtuesit e klubit dibran, por ata kanë bërë të ditur nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale se tashmë nuk do të zhvillonin më ndeshjet e tyre në impiantit kryeqytetas, por në Kukës.

“KF Korabi zgjidh kontratën me KF Tiranën për Stadiumin “Selman Stërmasi” dhe po sot ka lidhur kontratën me KF Kukësin për të zhvilluar ndeshjet si ekip vendas në “Zeqir Ymeri” në qytetin e Kukësit. Ndeshja me Teutën do të zhvillohet në Kukës. Më pranë tifozëve dhe më pranë shtëpisë!”, shkruhej në njoftimin e dibranëve.

Një ndryshim i tillë hap një skenar mjaft interesant për Superioren, pasi tashmë Partizani mund të kthehet të luajë ndeshjet në kryeqytet dhe jo në Elbasan siç ka bërë deri tani. Sigurisht që për ta bërë një gjë të tillë duhet gjetur akordi i vështirë me Tiranën. Por duke pasur parasysh se “bardheblutë” mund të përfitojnë financiarisht nga kjo situatë, një akord i mundshëm nuk është për t’u përjashtuar.

(er.ko/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb