Korça bën ‘nxehjen për natën e tretë të festës së birrës. Net të paharruar gushti për të gjithë ata që patën fatin t’i ndjekin dy netët e parë dhe ata që do të jenë ende nga sot deri të dielën në dy vendet e ngritura enkas, ai tek Pazari i Korçës dhe tek Terminali.

Gazetarja Lorena Kodra ka përcjellë atmosferën pak orë para nisjes së koncertit kur stolat dhe tavolinat do të përmbushen nga turistë e vizitorë, por edhe qytetarët e Korçës.

Birra Korça dhe natën e kaluar ishte mbretëresha e festës, më e përzgjedhura nga qytetarët, teksa sfiduese e denjë ishte dhe Birra Tirana, ndër të preferuarat e turistëve. Edhe sot stendat e dy birrave shqiptare janë gati për të pritur mijëra qytetarë.

Ndërkohë që do të ketë muzikë deri në mesnatë, ku do të performojë këngëtarja Orgesa Zaimi. Policia ka marrë masat që gjithçka të jetë nën kontroll dhe festa të mos sjellë asnjë incident, duke patrulluar në rrugët kryesore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb