Mungesa e energjisë elektrike ka sjell dëme në biznese pasi aktiviteti i tyre është penguar dhe turistët janë larguar.

Qytetarët dhe bizneset bëjnë thirrje për kthimin e energjisë në një kohë kur temperaturat janë të ulëta dhe kur Korça ka prani të madhe të turistëve.

Mungesë të energjisë elektrike ka patur edhe Bashkia e Pogradecit, Kolonjës, Maliqit dhe Devollit ku në shumicën prej tyre në zona të thella malore ende nuk është kthyer energjia.

Prezenca e dëborës ka bërë që në akset Qafë Thanë-Kapshtice, Korçe-Dardhe, Korçe-Erseke, Erseke -Leskovik apo Korçe-Voskopoje drejtuesit e mjeteve rekomandohet të jenë të pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë.

Ndërsa kalimi i mjeteve të tonazhit të rënë në drejtim të Greqisë sipas policisë është ndaluar për shkak të motit të keq. Gjithashtu nuk do të lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, edhe në akset Qafë Thanë-Lin-Pogradec; Qafë Thanë-Përrenjas-Elbasan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb