Bora mbulon Dibrën e Korçën.

Nga raportimet e gazetarëve mësohet se në të dyja këto qarqe kanë nisur problemet e para me bllokimin e rrugëve.

Kështu në Korçë është e bllokuar rruga Shtylle-Panarit. Ndërsa në zonat malore të Dibrës raportohet për mungesë të energjisë elektrike në disa fshtra.

QARKU I KORCES

Qarku i Korçës është përfshirë që në orët e para të mëngjesit të sotëm nga reshjet e dendura të dëborës.

Ndonëse kontraktorët janë në rrugë për pastrim dhe kriposje, rreshjet vazhdojnë në disa zona të shoqëruara edhe me erë.

Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë në Qafën e Qarrit, rrugën e Dardhes, rrugën Voskop – Voskopoje për mjetet e vogla. Udhëtarët që i zgjedhin këto destinacione për të pushaur duhet ta kenë parasysh.

Ndërkohë që rruga rurale Shtylle-Panarit vijon të mbetet e bllokuar.

QARKU DIBËR

I gjithë Qarku Dibër është përfshirë nga reshjet e borës që prej mëngjesit të kësaj të shtune.

Bora është shoqëruar me erë të fortë, duke krijuar disa probleme.

Megjithëse trashësia e dëborës ende nuk është e madhe, problemet e para kanë nisur në zonat malore.

Disa fshatra në Dibër e Bulqizë janë pa energji elektrike për shkak të dëmtimit të rrjetit përcjellës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: