Korça është zgjuar sot e bardhë. Ndonëse bora është një fenomen natyror i pranishëm gjatë gjithë dimrit në Korçë, dëbora e rënë gjatë natës së kaluar i ka shtuar më shumë hijeshinë qytetit të serenatave që është shkrirë një me malet, në të bardhën e tyre duke sjellë një ndjesi të paqtë e relaksuese në këto ditë të fundit të janarit.

Borës nuk i janë gëzuar vetëm vizitorët që e mësyjnë në fundjavë, por edhe vetë korçarët, të cilët kanë përfituar për të fiksuar në aparate portretet e tyre mbi borë. Të gjithë rrugët, pemët, parqet kanë respektuar kodin e bardhë të veshjes për të mbajtur edhe pak kohë në këtë dimër pelerinën e bardhë dhe ato emocione që dashur padashur sjell bora. Shihni pamjet e siguruara nga gazetarja Lorena Kodra për “BalkanWeb”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: