Korça këtë fundjave u shndërrua në epiqendrën e festimeve me aktivitetin e veçantë që mbahet çdo fillim dhjetori për ndezjen e dritave të festave të fundvitit.
Organizime ka pasur në të gjithë qytetin por më së shumti është përqendruar në pedonale, në sheshin e katedrales dhe pazarin e vjetër të Korçës ku mijëra qytetare dhe turistë festuan bashke çeljen e festave që do të kulmojë me natën e ndërrimit të viteve.
Në një numërim mbrapsht nga kori i babagjyshave të vegjël dhe pjesëmarrësve të shumtë në numër u ndezën njëkohësisht të gjitha dritat e qytetit për t’i dhënë Korçës një atmosfere magjike në muajin më të bukur të vitit.
Prej vitesh ky qytet është kthyer në destinacionin e preferuar të turistëve vendas por edhe të huaj për të kaluar festat e fundvitit dhe jo vetëm.
Fluksi i madh i turisteve u ndje që këtë fundjavë të cilët kishin rezervuar për të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga bashkia e Korçës.
Përveç atmosferës së magjishme gjatë këtij muaji do të ketë një kalendar të pasur me aktivitete të ndryshme artistike kulturore, në teatër dhe në disa prej hapësirave të tjera publike duke e kthyer Korçën në kryeqytetin e festave për Krishtlindje dhe Vitit të Ri.