KORCË

Ministria e Shëndetësisë informoi se në Korçë janë zxbuluar edhe 3 raste të reja të personave të prekur nga koronavirusi.

Të prekurit me Covid-19 mësohet se janë banues të fshatrave të Bashkisë së Korçës.

Burime bëjnë të ditur se dy raste janë brenda së njëjtës familje, një çift bashkëshortësh, ndërsa rasti tjetër është një vatër e re pa kontakte me të infektuarit e parë.

Të prekurit nga Covid-19 mësohet se janë infektuar nga Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza, të cilët kanë shkuar për të marrë shërbim shëndetësor.

Mësohet se 3 të infektuarit po trajtohen në kushte shtëpie.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb