Autoriteti Rrugor Shqiptar me anë të një deklarate për mediat bën me dije se një pjesë e mirë e rrugëve në qarkun Korçë janë përfshirë nga dëbora.

ARRSH shprehet se në aksin rrugor Korçë – Ersekë qarkullimi kryhet pa zinxhir. Po ashtu, ARRSH thotë se drejtuesit duhet të kenë kujdes në Qafën e Qarrit, ku aktualisht ka stuhi dëbore.

  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi i ARRSH-së:

Korçë-Ersekë qarkullimi kryhet pa zinxhir

?Në Qafen e Qarrit, km 13-18, aktualisht ka stuhi dëbore ?️ drejtuesit e mjetevete të kenë kujdes gjatë qarkullimit në këtë segment, pasi era e fortë sjell borën në rrugë në formë stuhie?️kalimi, por përpos erës së fortë kalimi kryhet pa zinxhirë✅

?Kontraktori është në terren që në orët e para të mëngjesit dhe po punon me 3 borëpastruese përgjatë këtij segmenti.

#UdhëtoniTëSigurt

#RrugëtKombëtare

#PërShqipërinëQëDuam

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb