Korça po bëhet gati për natën e tretë të Festës së Birrës. Shumë shqiptarë e të huaj kanë zgjedhur të festojnë edhe këtë të premte nën ritmet e muzikës duke trokitur dhe një gotë me Birrës Korça apo Tirana.

Sot do të ketë 5 orë festë në dy skenat e terminalit të autobusave apo tek Pazari i Vjetër.

Ende pa nisur festa qytetarët kanë rezervuar vendet dhe dalëngadalë po i drejohen stendave të birrave.

Qytetarët pohojnë se vijnë vit për vit për Festën dhe veçanërisht për Birrën Korça teksa vënë në pah se këtë vit është më bukur për shkak të organizimit.

Këtë vit Birra Korça e Tiranë kanë thyer pritshmëritë falë interesit të jashtëzakonshëm nga qytetarët.

QYTETARI NGA ATHINA: Kam ardhur nga Athina, vijmë çdo festë, jemi kënaqur shumë. Këtë vit më duket më e organizuar se vitet e tjera.  Më përpara ka qenë ambienti edhe të gjitha ato që kemi hequr nga grevat e demonstratat që bëheshin. Destabilizim i vendit, tani është më qetë. Do të qëndrojmë edhe një javë tjetër. Kam ardhur me gruan dhe miqtë nga Tirana.

QYTETARJA NGA ATHINA: Kam erdhur herë të tjera. Shumë bukur është, na pëlqen shumë. Duket më bukur se vitet  e tjera. Patjetër do vijmë sërish.

QYTETARJA SHQIPTARE NGA GJERMANIA: Kemi ardhur nga Gjermania, do të qëndroj deri në  fund të muajit. Vit për vit më pëlqen Shqipëria, vij për Birrën e Korçës. Do të vij prap. Ka ndryshime këtë vit, por do akoma. Unë qëndroj një muaj dhe vij mbi 3 herë në vit. Kam qenë dy ditë dhe do vij prap. Jam me burrin, motrën e kunatin.”

QYTETARI SHQIPTAR NGA GJERMANIA: Urime të gjithëve, Korçës e në veçanti njerëzve këtu.

QYTETARJA NGA FIERI: Vijmë nga Fieri. Shumë bukur, hera e parë që vijmë, do rrimë dhe nja dy orë. Vetëm sot do të rrijmë se jemi larg. Nga televizori dhe rrjetet sociale u njoftuam. Kam ardhur me familjen dhe kunetërit. Po na pëlqeu më shumë do të vijmë prap.

QYTETARI NGA KORÇA: Nga Korça jemi. Viti i tretë apo i katërt që vijmë rresht. Këtë vit është më ndryshe se ndryshon dhe vendi. Edhe më shumë njerëz ka besoj. Vjet u bë pushim nga pandemia. Ta festojmë këtë vit. Me shoqërinë kam ardhur, me familjen ditët e tjera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb