Korça po bën përgatitjet e fundit për natën finale dhe më të madhe të Festës së Birrës.

Në katër netët e shkuar, Korça u bë qyteti i preferuar i turistëve me kryefjalë Birrën Korça e Tirana që nuk munguan në tryeza.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se automjetet drejt Korçës nuk kanë fund pasi që nga mëngjesi është vënë re një fluks i shtuar automjetesh që nis nga Qafë-Thana.

Policia ka marrë masat si në akset që të çojnë në Korçë ashtu dhe brenda qytetit për të mbarëvajtur siç duhet edhe natën e fundit të Festës.

Sot në Korçë performon këngëtari i njohur ballkanik, Goran Bregoviç tek terminali i autobusëve. Hapjen ai do e bëjë me një këngë shqiptare “Kosovska’’ për të vijuar me këngët e tij të njohura kudo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb