Korca ka shënuar rastet e para të identifikuar me koronavirus, ndërsa situata në qytet mbetet e qetë.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “News 24” e “Balkanweb” se Qyteti i Korcës nuk ka pasur raste të reja sa i takon Covid-19.

Numri në total vazhdon të mbetet 12. Qytetarët e Korcës janë vetë-izoluar që të mos përhapet virusi vdekjeprurës.

Sot janë njohur qytetarët me masat e reja, duke dalë vetëm një anëtar familjeje për 1 orë për të bërë pazar.

Blloqet e policisë janë shtuar në qytet. Vazhdon puna intensive e policisë në qytet. Ka dalë pozitive një mjeke në Korcë.

Uniformat e bardha bëjnë me dije se kanë marrë të gjitha masat për të mos pasur më përhapje të virusit.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb