KORÇË

“Korça, Zemra e Shqiptarisë” është ekspozita që u çel këtë 7 mars në qytetin e Korçës me dokumente dhe fotografi mbi Mesonjetoren e pare shqipe gjate Rilindjes Kombetare. Drejtoria e përgjithshme e arkivës në bashkëpunim me bashkinë Korçë, zgjodhën këtë ditë për të realizuar  ekspozitën që dëshmon përpjekjet për themelimin, hapjen e Mësonjëtores së parë shqipe dhe librat më të cilat mësohej në këtë shkollë.

Drejtori i Arkivës së Shtetit, Ardit Bida tha se në Arkiva ka ende dokumenta të tjera të ruajtura që tregojnë jo vetëm për Mësonjëtoren por edhe veprimtarinë e personaliteteve të cilët mundësuan çeljën e shkollës së parë shqipe.

Në këtë ekspozitë u pa nga afër edhe Leja e posaçme perandorake dhënë Nuçi Naçit, drejtor i Mësonjëtores, për çeljen e shkollës fillore në gjuhën shqipe e njohur si Mësonjëtorja e Korçës, Abetaren e Naum Veqilharxhit si dhe dorëshkrimet ku bën thirrje për mësimin e gjuhës shqipe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: