KORÇË

Mbrëmja e Krishtlindjeve në Korçë është zbukuruar edhe më shumë nga spektakli “Miss Korça 2019”, konkurs ku morën pjesë 21 vajza nga qyteti juglindor, të cilat dhuruan për spektatorët një natë të mbushur me emocion, sharm dhe bukuri.

Një nga sponsorët më të rëndësishëm të këtij konkursi prej 11 vitesh është kompania e Birrës Korça, birra e parë shqiptare. Irfan Hysenbelliu, Presidenti i “Hysenbelliu Group” pohoi se do të jetë gjithmonë në mbështetje të aktivitete kulturore dhe artistike në Korçë.

Producentja e “Miss Korca 2019” njëherësh prezantuesja e konkursit, Albana Çakshiri falenderoi për mbështetjen e treguar ndër vite nga Birra Korça.

  • foto galeri
  • foto galeri

Producentja Albana Cakshiri nderoi me titull ‘Mirënjohje’ Presidentin e Hysenbelliu Group, Irfan Hysenbelliu për kontributin e dhënë ndër vite për artin dhe kulturën, veçanërisht për qytetin e Korçës. Titull ‘Mirënjohje’ iu dha edhe kryetarit të Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo.

Ky konkurs bukurie solli emocione të shumta për spektatorët korçarë, të cilët nuk rreshtën duartrokitjet. Emocionet më të forta u përjetuan nga 21 konkurrentët në momentin e kurorëzimit për çmimin e madh.

Fituesja e garës së bukurisë Miss Korça 2019  u shpall Armenda Bardhollari, çmim që iu dorëzua nga Presidenti i “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu.

Bukuroshja Armenda Bardhollari do të përfaqësojë Shqipërinë në garën botërore ‘Miss Summer World 2020’ ndërsa të ardhurat nga biletat e këtij spektakli do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb