Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, e ka nisur ditën me takime me qytetarët në qytetin e Korçës.

Përmes një postimi në “Facebook”, Braimllari shkruan se qytetarët korçarë ndihen më të varfër se kurrë, pasi sipas tij rinia është larguar.

Ai shton ndër të tjera se LSI, do të krijojë mundësi punësimi në vend dhe do të ulë koston e jetesës, duke i rikthyer shpresën njerëzve.

Postimi i plotë i Endrit Braimllarit:

Në Korçë qytetarët ndihen më të varfër se kurrë.
Rilindja vrau shpresën, i largoi te rinjtë nga vendi dhe i la të papunë.
Më 25 Prill, të marrim pjesë masivisht në zgjedhje për të goditur me votë këtë fatkeqësi kombëtare që ka emrin Rilindje.
LSI do të krijojë mundësi punësimi në vend, ne do ulim koston e jetesës dhe do kthejmë shpresën.
Të gjithë energjitë tona janë fokusuar tek punësimi i të rinjve për të kthyer shpresën

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb