Nga: ELTON DONO
KORCE- Të luftosh me leuceminë në moshën 3-vjeçare. Kjo është peripecia e rëndë që po kalon vogëlushi nga fshati Libonik i Korçës, i cili ka nevojë urgjente për një ndërhyrje kirurgjikale, por që familja e ka të pamundur ta kryejë për shkak të vështirësive financiare. Kjo është historia e Erion Vilës, të miturit nga fshati Libonik i Korçës, i cili prej 1 viti kurohet për këtë sëmundje të rëndë.

Familja e tij bën ecejaket e herëpashershme në Tiranë për ta shëruar, por mjekimet e shtrenjta, nuk mundet t’i përballojë dot më. Zgjidhja përfundimtare e sëmundjes sipas mjekëve është operimi sa më shpejt i palcës, pasi çdo ditë që kalon është fatale për vogëlushin.

Babai i trevjeçarit apelon për ndihmë dhe deklaron se është i gatshëm të japë edhe jetën, për të shpëtuar të birin.

“Bëj thirrje për ndihmë të shëroj djalin kudo, në Itali, Greqi, qoftë edhe këtu. Unë vetë nuk e përballoj dot, e shikoni gjendjen në të cilën jam. Gruaja pa punë, me 7 mij lek çfarë të bëjmë. Një mjekim njëmujor shkon 300 mijë lekë. Duam vetëm të bëhet mirë, asgjë tjetër. Tani sa vjen për djalin po vështirësohen gjërat”, tha babai i 3-vjeçarit.

Apeli për ndihmë bëhet edhe nga nëna e Erionit të vogël, Nexhmija, “Kërkojmë ndihmë vetëm për shpëtimin e jetës së djalit. Më sa kuptojmë ne si prindër, fëmija jonë ka nevojë për një trajtim më të specializuar, por ne nuk kemi mundësi ekonomike për ta përballuar.

Dëshira për t’u shëruar shprehet qartë edhe nga vogëlushi trevjeçar, i cili edhe pse ende i vogël, e ka kuptuar çdo të thotë të vuash nga një sëmundje e rëndë si leucemia.

Babai i Erionit hapi një llogari bankare në emër të djalit të tij Erion Vila.
Llogaria është hapur në bankën Raiffeisen dhe mund të kontribuoni ne 3 monedha!
LEK 0001127852
EURO 0011127852
DOLLAR 0021127852
Nr cel. 0696324982
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: