KORÇË- Policia e Korçës ka vënë në pranga një 20-vjeçar që ishte kthyer në makthin e pronarëve të automjeteve dhe akuzohet si autor i 11 vjedhjeve të tyre. Burime zyrtare bëjnë të ditur se është finalizuar me sukses operacioni i koduar “Gracka”, duke arrestuar në flagrancë, gjatë tentativës për vjedhje me thyerje të një automjeti, Joan Cigare, banues në lagjen 14 Korçë, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.
Paraditen e sotme, 20-vjeçari është kapur në lagjen nr.7 të qytetit të Korçës, gjatë tentativës për të kryer vjedhjen me thyerje, në automjetin e markës “Mazda”, pronë e shtetasit E.M..
Pas ndalimit të tij, në sajë të veprimeve të mëtejshme hetimore të kryera nga Specialistët për hetimin e krimit u bë e mundur të dokumentohen procedurialisht edhe 11 raste të tjera vjedhjeje, me të njëjtin mekanizëm, nga i njëjti autor, shtetasi Joan Cigare.
Bëhet fjalë për këto vjedhje:
- 1- Në datën 10.04.2015, në lagjen. Nr. 7 të qytetit të Korçës autori ka vjedhur me thyerje në automjetin e markës “Volkswagen”, pronë e shtetasit E.P., një çantë personale në të cilën kishte 300 euro.
- 2- Në datën 20.04.2015, në lagjen nr. 18 të qytetit të Korçës autori ka vjedhur me thyerje në automjetin e markës “Volkswagen”, pronë e shtetasit P.P., një kasetofon.
- 3- Në datën 20.04.2015, në lagjen nr. 12 të qytetit të Korçës autori ka vjedhur me thyerje në automjetin e markës “Audi A6”, pronë e shtetasit I.K., një kasetofon dhe një aparat celular të markës “Nokia”, i gjetur dhe sekuestruar ne banesën e autorit.
- 4- Në datën 22.04.2015, në lagjen nr. 7 të qytetit të Korçës autori ka vjedhur me thyerje në automjetin e markës “Mercedes Benz”, pronë e shtetasit A.D., një troko dhe një ballandez, sende këto të gjetura dhe sekuestruara ne pazarin e sendeve të përdorura, të shitura nga autori.
- 5- Në datën 22.04.2015, në lagjen nr. 9 të qytetit të Korçës autori ka vjedhur me thyerje në automjetin e markës “Volkswagen”, pronë e shtetasit B.L, dy troko, sende këto të gjetura dhe sekuestruara ne pazarin e sendeve të përdorura, të shitura nga autori.
- 6- Në datën 22.04.2015, në lagjen nr. 7 të qytetit të Korçës autori ka thyer xhamin e automjetit të markës “Opel”, pronë e shtetasit I.X., por nuk ka mundur të vjedhë ndonjë send.
- 7- Në datën 22.04.2015, në lagjen nr. 9 të qytetit të Korçës autori ka vjedhur me thyerje në automjetin e markës “Opel”, pronë e shtetasit A.K., një kasetofon.
- 8- Në datën 22.04.2015, në lagjen nr. 3 të qytetit të Korçës ka vjedhur me thyerje në automjetin e markës Volkswagen, pronë e shtetasit A.B., një kasetofon dhe një USB.
- 9- Në datën 23.04.2015, në lagjen nr. 3 të qytetit të Korçës autori ka vjedhur me thyerje në automjetin e markës “BMW”, pronë e shtetasit I.L., një çantë me sende personale (kozmetike) pronë e bashkëshortes.
- 10- Në datën 25.04.2015, në orët e para të mëngjesit në lagjen nr. 9 të qytetit të Korçës autori ka vjedhur me thyerje në automjetin e markës “Mercedes Benz”, pronë e punonjëses së policisë Xh.Th., një kasetofon dhe xhupin e policisë, të gjetura e sekuestruara me cilësinë e provës materiale.
- 11- Në datën 25.04.2015, në orët e para të mëngjesit në lagjen nr. 7 të qytetit të Korçës autori ka vjedhur me thyerje në automjetin e markës “Opel”, pronë e shtetasit D.D., një çantë dore në brendësi të të cilës gjendeshin 5000 lekë të rinj.
- Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhje” (e kryer më shumë se një herë).
- (m.k/BalkanWeb)