KORÇË- Një autobus në të cilin udhëtonin rreth 30 pasagjerë ka dalë nga rruga, ndërsa janë plagosur 14 persona. Ngjarja në fjalë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Pojan, pranë fshatit Belorta.

Sipas të dhënave paraprake, bëhet e ditur se në aksident është përfshirë autobusi me targa ko 7353 B, i linjës Korcë-Orman, i cili është përmbysur për shkak të lagështirës. Burime nga policia e qytetit verilindor bëjnë me dije se ka dyshime që shkak i daljes nga rruga të mjetit ka qenë një kalimtar. Të njëjtat burime thanë se drejtuesit i autobusit ër të shmangur shtypjen e këmbësorit, ka devijuar, duke bërë që mjeti të rrëshkas.

Sakaq, të plagosurit, mes të cilëve edhe dy fëmijë janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Korçës, për të marrë mjekimin e nevojshëm, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, bluat e bardha bëjnë me dije se më serioze paraqitet gjendja për 6 të plagosur, por pa pasoja për jetën. Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: