KORÇË – Babagjyshët e Vitit të Ri kanë mbushur Korçën edhe vit, duke parakaluar rrugëve të qytetit në të ashtuquajturën “Paradë e babagjyshave”, që tashmë po festohet çdo vit.

Ndërkohë që dhjetra fëmijë kanë shoqëruar babagjyshët përgjatë zonës këmbësore duke përcjellë urimet më të mira për për të gjithë qytetarët, kryebashkiaku Sotiraq Filo ka festuar sot me fëmijët e shtruar në Spitalin e Pediatrisë dhe duke u shpërndarë atyre dhurata dhe ëmbëlsira.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: