Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Komisariatin e Policisë Kolonjë, në vijim të veprimeve hetimore të kryera për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 23.09.2020, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim K. T., 23 vjeç, banues në fshatin Milec, Kolonjë.

Shtetasi i mësipërm rezulton të jetë bashkëpunëtor i dyshuar i dy shtetasve F. K., 22 vjeç dhe R. B., 25 vjeç (të arrestuar në flagrancë), të cilët u kapën nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Eçmenik, duke transportuar me mjetin tip “Volksëagen”, 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb