KORCE

Endrit Braimllari, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së në një takim me forumin rinor të kësaj partie në Korçë, në kuadër të situatës politike por edhe para protestës së 2 qershorit tha se shikon me keqardhje papunësinë në vend dhe mungesën e investimeve.

Braimllari, u shpreh se vendi ka hyrë në një krizë të fortë ekonomike, sociale, ndaj edhe kërkohet një pjesëmarrje masive më 2 qershor kundër varfërisë.

“ Ajo ç’ka shoh me keqardhje nga Korça dhe nga e gjithë Shqipëria, ka të bëjë me varfërinë e madhe të qytetarëve, mungesën e vendeve të punës, mungesën e shpresës në vend, por mbi të gjitha mungesën e investimeve. Vendi ka hyrë në një krizë të thellë politike. Tanimë kjo krizë është dhe ekonomike, është sociale, ndaj kërkohet një pjesëmarrje masive më 2 qershor kundër varfërisë, kundër papërgjegjshmërisë së këtij kryeministri, kundër një politike arrogante që ka varfëruar gjithmonë e më shumë shqiptarët. Ne jemi të vendosur ti shkojmë deri në fund betejës sonë, sepse beteja jonë nuk është me një individ, por beteja jonë ka të bëjë me sistemin. Duam të çlirojmë Shqipërinë nga ky sistem antikombëtar që Edi Rama ka ndërtuar, duhet të çlirojmë Shqipërinë nga një sistem që ka varfëruar, nga një sistem që ka shkatërruar të gjithë jetën sociale sot. Sot Shqipëria nuk është më në një sistem demokratik. Sot po tentohet të hyhet në një sistem monist, falë politikës korruptive dhe kriminale të kësaj qeverie. Ndaj kam bindjen maksimale që 2 qershori do të jetë një protestë qëndrestare dhe që qytetarët do ti drejtohen sheshit përpara Kryeministrisë, sepse tanimë nuk bëhet fjalë për një protestë politike, por bëhet fjalë për një protestë të shqiptarëve, një protestë të halleve të qytetarëve. Ndaj dhe protestat kanë qenë masive, sepse ato tashmë janë ekonomike. Qytetarët nuk kanë më bukë të hanë. Me zor kalojnë muajin për shkak të kostos së lartë të jetesës dhe prandaj qytetarët i janë përgjigjur thirrjes së opozitës dhe janë të gjithë bashkë në mazhorancë kundër kësaj qeverie, për të luftuar varfërinë dhe për të çliruar vendin nga një sistem antikombëtar që ka krijuar Edi Rama.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së ,  u ndal edhe te letrat e kryeministrit Edi Rama drejtuar kreut të PD-së, Lulzim Basha. AI tha se këto letra shprehin frikën e Ramës por opozita është e bashkuar deri në fund, sepse beteja nuk është kundër  një individi por gjithë sistemit.

“ Çfarë mendimi keni për letrat e z. Rama? Në total bëhen 6 letra që i janë drejtuar z. Basha? Në fakt letrat drejtuar kryetarit të Partisë Demokratike, janë letra që shprehin gjendjen e frikës që Edi Rama ka, ai është i frikësuar, është i tmerruar, është në panik sepse është vetëm, por është jashtëzakonisht në panik nga përkrahja popullore që ka opozita dhe këto letra nuk janë gjë tjetër veçse për të shprehur frikën dhe panikun që Edi Rama ka. Opozita është e bashkuar për ti shkuar betejës deri në fund sepse unë e thashë edhe pak më parë që beteja jonë nuk është me një individ, por është me sistemin. Ka ardhur koha që të ndërtojmë në Shqipëri një sistem demokratik, një sistem parlamentar, ku zbatohet ligji, por mbi të gjitha një sistem për të nxjerrë Shqipërinë nga varfëria dhe për këtë duhet kontributi i gjithë shqiptarëve dhe për këtë nuk mjafton një individ dhe ne duhet të punojmë maksimalisht që në Shqipëri të ndërtojmë institucione të forta, nuk është koha që në Shqipëri të ngrihet një individ i fortë ashtu siç kërkon Edi Rama, por është koha të ndërtojmë institucione të forta, të cilat bazohen në Kushtetutë, bazohen në ligj dhe institucione që i përgjigjen sfidave të vendit për 20 vitet e ardhshme . Atëherë, mbetemi pak tek letrat e Ramës, 6 letra drejtuar opozitës, në këto 6 kombëtare ndoshta është kjo përgjigja e opozitës? Opozita e ka të qartë axhendën e saj që pas djegies së mandateve të opozitës, ne jemi të vendosur në rrugën tonë për të protestuar, kemi përkrahjen e jashtëzakonshme të qytetarëve, kanë qenë protesta paqësore, por bazuar tek qëndresa e qytetarëve, ju kujtoj këtu protestën e 11 majit, ka qenë një protestë e jashtëzakonshme, ku qytetarët për 4 orë marshuan nëpër rrugët e Tiranës me 1 shi rrebesh, kjo tregon që qytetarët sot kanë një mllef të drejtuar kundër Edi Ramës. Sot qytetarët janë në varfëri ekstreme dhe e thashë edhe pak më parë që nuk bëhet më fjalë për protestë politike. Nuk bëhet më fjalë për bashkim qytetarësh rreth partive. Por bëhet fjalë për bashkim të qytetarëve për shkak të ekonomisë, për mungesën e vendeve të punës, për të rinjtë dhe të rejat që po e lënë vendin. Ju jeni gazetarë dhe punoni çdo ditë në Korçë. E shikoni sesi e gjithë zona e Korçës sot nuk ka të rinj dhe të reja. Pse? Sepse janë larguar, për shkak sepse këtu nuk ka shpresë, këtu nuk ka besim se ky vend do të bëhet dhe nuk ka mundësi punësimi. Politikat tona, alternativa jonë është alternativa e punësimit, e krijimit të sa më shumë mundësive të rinjve dhe të rejave me qëllim që të rinjve dhe të rejave t’u krijohen kushte dhe mundësi për t’u punësuar në këtë vend. Kjo është sfida jonë. Me këto protesta do e rrëzoni qeverinë? Ne nuk jemi këtu për të rrëzuar një qeveri. Ne kërkojmë qeveri tranzitore për t’i hapur rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Sot në Shqipëri ka ardhur momenti për të ndërtuar demokracinë, për të ringritur parlamentarizmin. Parlamentarizmi ka rënë për shkak të nj politike kriminale të Edi Ramës. Parlamentarizmi ka rënë sepse Edi Rama në 2017 deformoi vullnetin e qytetaravë. “-tha Braimllari.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb