Një person ka mbetur i plagosur në aksion rrugor Korçë-Pogradec pasi është goditur nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Velitërnës.

Nga të dhënat e para mësohet se i plagosuri është dërguar menjëherë në spital, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

Policia menjëherë ka shkuar në vendngjarje ku ka bërë të mundur ndalimin e drejtuesit të mjetit, Sueld Kalemi. Ndërkohë vijon puna për identifikimin e shkaqeve të aksidentit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb