NGA ELTON DONO*

KORÇË- Si të mos mjaftonte varfëria ekstreme që ka pllakosur në familjen Lepi nga fshati Orman i Korçës, edhe dy fëmijët e tyre janë pothuajse të verbër. Tajlando, 9 vjeç, dhe Euhenia, 4 vjeç, kanë lindur me një sëmundje të rrallë të syve.

Me kartelë verbërie të kategorisë së dytë, ata përfitojnë bashkë 112 mijë lek të vjetra në muaj, të ardhura këto minimale me të cilat prindërit nuk munden të përballojnë as ilaçet për sytë e fëmijëve. Nëna e fëmijëve, Etleva shpjegon situatën dhe bën apel për ndihmë.

Për të shtuar barrën e halleve prej 3 muajsh kësaj familjeje që jeton në kushte ekstreme i është prerë dhe energjia elektrike si debitore pasi nuk ka patur mundësi të paguajë faturat 3 muajt e fundit. I ati bën thirrje për ndihmë të paktën për shëndetin e syve të fëmijëve të tyre, me verbëri përkatësisht 93 dhe 96%. Por familja Lepi bën apel për t’u ardhur në ndihmë me blerjen e syzeve të fëmijëve 4 dhe 9 vjeç, që kushtojnë përkatësisht nga 230 euro pasi numri i syzeve është i lartë me +7.

Shënim: Për të ndihmuar familjen Lepi dhe fëmijët mund të kontaktoni në numrin 069 24 72 382.

 

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb