NGA ELTON DONO*

KORÇË- Familje të tëra të komuniteteve rom dhe egjiptianë janë larguar muajt e fundit nga Korça në drejtim të vendeve europiane për shkak të papunësisë dhe varfërisë. Këtë dukuri e pohojnë banorët e tjerë të kësaj zone, të cilët shprehen të revoltuar se edhe ata duan të ikin pasi këtu ka humbur shpresa.

Pjesa dërrmuese e tyre janë të rinj nën të dyzetat, banorë të lagjes së “Radanecit” në qytetin juglindor, e njohur për numrin e lartë të popullsisë rome dhe egjiptiane. Sipas tyre, ata të rinj që kanë marrë rrugën e emigrimit, kanë shitur gjithçka kanë patur, për të grumbulluar paratë e shpenzimeve të rrugës.

Për t’u larguar nga Korça drejt vendeve perëndimore ata udhëtojnë me autobusë për në Greqi apo Maqedoni, me pretekstin e shkuarjes tek të afërmit, e më pas kryesisht për në Gjermani ku kërkojnë azil politik.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: