KORCE– Pavarësisht se rekomandohet nga specialistet si një prej ushqimeve më të shëndetshme, fermerët e Rajonit të Korçës po e braktisin kulturën e thekrës. Edhe pse rajoni juglindor ka qenë një prej zonave ku kjo kulturë kultivohej masivisht, këtë vit u prodhuan vetëm 500 hektarë thekër.

Sipërfaqja e kultivimit të kësaj kulture po tkurret çdo vit për shkak të tregut të pakët dhe çmimit të ulët të shitjes.

Kokrrat e thekrës rekomandohen nga dietologët për dieta të ndryshme ushqimore, por edhe për personat që vuajnë nga sëmundje si diabeti.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb