Qytetari Tomi Misha, dhunuar dje nga policia e Korçës në rrugë, është shoqëruar në spital gjatë natës, pasi ka pasur probleme me shëndetin nga dhuna e ushtruar ndaj tij edhe brenda në komisariatin e Policisë. Mediat kanë publikuar sot një tjetër video, ku Misha shfaqet gjatë natës në Spitalin Rajonal të Korçës, i shoqëruar nga dy policë dhe sipas këtyre mediave, policia ka ushtruar presion mbi mjekët që ta kthejnë Mishën në qeli. Por, mjekët kanë kërkuar që ai të bë skaner, për shkak të shembjeve që ka pasur në trup.

Ishin prindërit e 33-vjeçarit, që denoncuan sot në “News 24”, rrahjen e djalit të tyre edhe brenda në Policinë e Korçës, nga Zv.Drejtori Arben Hyseni.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb