KORÇË– Kapen me mallra kontrabandë, policia Kufitare procedon 2 persona. Burime nga policia e Korçës bënë me dije për “BalkanWeb” se nën hetim është shtetasi me inicialet A.M., 24 vjeç, ndërsa në kërkim u shpall 27-vjeçari me inicialet P.T.

Të njëjtat burime theksojnë se dje rreth orës 23:20, patrulla e Policisë Kufitare e Postës së Pustecit, në rrugën nacionale Gorricë-Korçë, konstatoi një automjet dhe i bëri shenjë të ndalonte, por mjeti nuk është bindur. Patrulla e Policisë Kufitare u vu në ndjekje dhe bllokoi makinën me targa të huaja të braktisur në fshatin Diellas.

Sakaq, brenda automjetit u gjetën mallra të ndryshme ushqimore, për të cilat paguhet akcizë.
Dy të rinjtë akuzohen për veprën penale “Kontrabandë me mallra të tjera” parashikuar nga neni 174, si dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”. Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse ka të implikuar të tjerë në këtë veprimtari.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb