Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme pranë fshatit Bulgarec, në qarkun e Korçës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në anë të saj. Si pasojë e aksidentit, janë transportuar menjëherë në spital tre persona – një grua dhe dy fëmijë.

Burime nga spitali bëjnë me dije se të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e mëtejshme hetimore për të zbardhur shkaqet e aksidentit, si dhe për të marrë në pyetje drejtuesin e mjetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb