KORÇË- Tregtarët që ushtrojnë aktivitetin në Pazarin e Korçës kanë ulur qepenat e bizneseve të tyre sot në shenjë proteste kundër masave të bashkisë.

Kjo e fundit ka marrë një vendim për orientimin e llojit të tregtisë, por sipas kreut të Shoqatës së Biznesit, Albert Nasto, ky veprim është antiligjor.

“Bashkia s’mund të detyrojë tregtarët çfarë të shesin. Do i drejtohemi gjykatës për këtë vendim”, paralajmëroi Nasto.

Nga ana tjetër Bashkia e Korçës ka vendosur rikthimin e pazarit si dikur dhe do kthehen dyqanet si më parë.

“Do rikthehen hanet dhe dyqanet si vite më parë. Bashkia ka bërë marrëveshje me pronarët e ndërtesave të pazarit”, deklarojnë burime nga Bashkia.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: