KORCE-Një ngjarje e rëndë është shënuar sot paradite në qytetin e Korçës kur nipi ka goditur gjyshen me sëpatë. Ngjarja ndodhi në lagjen 10 të qytetit ku sipas policisë 21-vjecari Pablo Hazizllari pas nje sherri ka goditur me një sëpatë gjyshen e tij, 63-vjeçare V.Çollaku.
Menjëherë pas ngjarjes, i riu është larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa policia ka mundur ta vërë në pranga vetë disa minuta më pas. Mësohet se e moshuara ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: