KORÇE – Prokuroria e Korçës ka kërkuar “detyrim paraqitjeje” për Petrit Xhelollarin, 59-vjeçarin që u arrestua dje për kërcënim ndaj kreut të bashkisë, Sotiraq Filos, ndërsa avokati i tij, lirimin. Gjyqi ndaj tij ka nisur sot në mesditë. Xhelollari, me nënshtetësi amerikane, nga ana e tij i ka bërë thirrje publike Ambasadës së SHBA-së në Tiranë ta mbrojë, sepse pas kësaj, i rrezikohet jeta.

Xhelollari u vu në pranga pas denoncimit në polici nga kryebashkiaku, i cili deklaroi se është kërcënuar për shkak të detyrës në mënyrë të vazhdueshme nga shtetasi i mësipërm.

59-vjeçari, i emigruar prej 10 vjetësh në Amerikë, është banor në rrugën “Gjon Buzuku” dhe pak ditë më parë sëbashku me banorë të tjerë, është ngritur në protestë kundër planit të ri urbanistik, që rrezikon prishjen e disa banesave në këtë zonë.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb